5000 portretet e artistit dibran: Kam fjetur jashtë, por nga pasioni nuk hoqa dorë
Piktura tashmë është bërë pjesë e jetës së tij, aq sa në çdo pjesë të ditës 32-vjeçarin nga Dibra e gjen duke punuar.
Lapsi dhe letra e bardhë, janë dy objektet që e kanë shoqëruar Ervis Kalia që kur zbuloi kuptoi pasionin e tij për pikturën, për të cilën nuk hoqi dorë asnjëherë pavarësisht vështirësive.
Deri më tani ai ka realizuar plotë 5000 portrete të ndryshme, njerëz, kujtime por dhe objekte.
Ajo që të bën përshtypje është se artisti u jep jetë dhe fotografive gjysmë shekullore.
Jo vetëm në Shqipëri, por arti i tij dhe punimet e 32-vjeçarit tashmë njihen në të gjithë botën.
“Shumica e peisazheve janë të projektit janë në Rumani. Do shkoj dhe vetë që të bëj punime në Rumani. Projekti ka zgjatur diku te katër muaj. Kam klientë të huaj, u bën vite që janë klientë të huaj, në çdo shtet” –tregon Kalia.
Ervisi, i cili tashmë është i lumtur me arritjen e tij, ka treguar dhe vështirësitë e të bërit art në vendin tonë.
“Në fillimet e mia, paratë nuk me kanë mjaftuar, jam detyruar të bëjë një punë të dytë për të nxjerrë shpenzimet e studios. Në fillimet e mia, unë kam fjetur dhe jashtë dhe kur kujtoj këto momente, më duket sikur kam bërë gjënë më të bukur për artin.”-rrëfen piktori
Pavarësisht sfida të jetës për të ndjekur pasionin, ai thotë se pikturën nuk do ta linte kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump