Gazetari: 300 mijë shqiptarë në Zvicër kontribuojnë për Kosovën
Nefail Maliqi, kryeredaktori i gazetës online zvicerane “Lecanton”, ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se nëse nis lufta mes Serbisë dhe Kosovës, ajo nuk ka për të qenë njësoj si lufta në 1998, pasi do të mobilizohen të gjithë shqiptarët e Ballkanit.
Sipas gazetarit janë 5000 ushtarë shqiptarë kryesisht të Kosovës vetëm në Zvicër, që në rast se do u bëhej thirrja nga qeveria e Kosovës do të ishin të gatshëm të mobilizohen.
“Siç e dini këtu me tensionin e situatë në Kosovë përballë provokimeve serbe, shqiptarët këtu janë shqetësuar e madje dëgjohen edhe biseda për mobilizim. Siç e dini aktualisht në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, për shkak të regjimit të Serbisë. Ata janë shembull të integrimit. Në mes të tyre, nuk ka vetëm shqiptarë që jetojnë në ndërtim, apo gastronomi apo deputet, por ndër ta janë edhe 5000 ushtarë të cilët me krenari mbajnë uniformën e Zvicrës e njëkohësisht janë krenarë që janë shqiptar”.
I pyetur se çfarë nënkupton me mobilizim, ai u përgjigj:
“Nëse përsëriten situata si të vitit 1998-1999, shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq dhe nëse zhvillohet një luftë siç po kërkon Serbia, ajo nuk do të jetë një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jete edhe me 7milionë shqiptarë në Ballkan. Sepse deshi apo nuk deshi edhe Shqipëria, si anëtare e NATO-s do të jetë e përfshirë në luftë. Edhe këta 5000 ushtarë në Zvicër nëse do shikojnë lëvizje të tilla, do të lëvizin e do të mobilizohen nëse qeveria e Kosovës do e bëjë një ftesë të tillë”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës