58-vjeçari vdes pas 15 ditësh në koma, familjarët: Nuk u godit nga kali, e vranë

8 Shtator 2025 | 16:13

Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit ka ndërruar jetë më 7 shtator në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas 15 ditësh në gjendje kome. Viktima është identifikuar si Jorgo Ajredini, i cili më 13 gusht u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë dhe më pas u transferua në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ngjarja u raportua fillimisht nga policia si aksidentale, me dyshimin se 58-vjeçari ishte goditur nga kali. Por familjarët e tij e kanë kundërshtuar këtë version, duke pretenduar se Ajredini është dhunuar me sende të forta nga një person me të cilin kishte pasur konflikte të mëparshme.

“45 minuta para se të nisesha për në Tiranë, fola me vëllanë tim. Kur e pashë në gjendje shumë të rëndë, e pyeta dhe më tha: ‘Më goditën’, dhe se ishte dikush nga Pogradeci. Vëllai im sot u varros dhe unë dua që krimineli që e goditi të dalë para drejtësisë. Policia, kur shkova të denoncoja, tregonte se e kishte goditur kali, por plagët nuk përputhen me këtë version”, deklaroi një prej vëllezërve të viktimës.

 

Ndërkohë vëllai tjetër u shpreh se u kanë dorëzuar autoriteteve edhe telefonin e viktimës, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Pas vdekjes së Ajredinit, policia dhe prokuroria e Korçës kanë rihapur hetimet. Janë marrë në pyetje rreth 15 persona, mes tyre familjarë dhe banorë të fshatit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat po analizohen. Hetuesit pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një ngjarje kriminale, pas daljes së raportit mjeko-ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar këtë të enjte se Shqipëria është anëtarësuar në International Coalition on Cyber...
08:58 | 23/07/2026

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)

Pak para nisjes zyrtare të protestës para Kuvendit janë shënuar incidentet e para mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Disa protestues janë afruar pranë...
08:53 | 23/07/2026

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi këtë të enjte i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,...
08:43 | 23/07/2026