English

6 largime emocionale nga Formula 1

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një sërë spekullimesh, RB konfirmoi zëvendësimin e Daniel Ricciardo-s me Liam Lawson për pjesën e mbetur të sezonit – duke i dhënë fund aventurës së dytë të australianit në F1.

- Advertisement -

Në vazhdim kemi përzgjedhur të risjellim tek ju disa prej largimeve emocionale nga sport ii shpejtësisë së pastër…

Schumacher tërhiqet nga “Scuderia”

Michael Schumacher dha një konferencë shtypi të veçantë në mesin e sezonit 2006 pas fitores në Monza. 37 vjeç në atë kohë ai njoftoi se do të largohej nga F1 në përfundim të sezonit. 7 herë kampioni i Botës nuk ja doli të fitonte titullin e 8 pas një beteje me rivalin e Renault, Fernando Alonso. Gjermani pati një lamtumirë të dytë në vitin 2012 kur Schumacher mbylli sezonin te Mercedes në pistën e Interlagos.

Xhiro e fundit për Webber

Njoftimi për largimin e Mark Webber u dha në fillimet e vitit 2013, kur kishte kaluar vetëm 1/3 e sezonit. Australiani dhe Red Bull Racing konfirmuan kthimin në kompeticion me Porsche në kategoritë e ulëta një vit më pas. Ashtu si për Schumacher, “Brazilian Grand Prix” ishte i fundit nga 215 për Webber që u nis i 4 dhe e mbylli garën në vendin e 2 pas Sebastian Vettel.

Përlotja e Massa-s

Një tjetër skenë prekëse në Interlagos në vitin 2016 kur heroi vendas, Felipe Massa startoi garën e parafundit të cilën e mbylli përpara kohe për shkak të përplasjes. Kur mbërriti në bokse, Massa përjetoi një nga momentet më emocionues në historinë e F1. Kjo pasi mekanikët lanë garazhet dhe dolën ta duartrokisnin duke përfshirë edhe tribunën qëndrore. Mirëpo Massa nuk kishte shumë kohë për tu qetësuar pasi largimi i Nico Rosberg dhe firma e Valtteri Bottas te Mercedes, krijoi hapësirë te Williams për një partner me eksperiencë për Lance Stroll në vitin 2017. Massa u dakordësua për një sezon tjetër të cilin e mbylli me një vend në zonën e pikëve në shtëpi.

Paradë nderi për Button’

Jenson Button është një tjetër emër i rëndësishëm që u tërhoq (ose ai të paktën besoi) nga Formula 1 në vitin 2016, kur britaniku u largua pas 7 sezoneve te McLaren –partnership që filloi pas titullit të vitit 2009 te Braën GP. Njësoj si për Massa-n edhe për të u rezervua një paradë nderi nga anëtarët e skuadrës, personalitetet në paddock, familja dhe të tjerë të pranishëm në Abu Dhabi. Megjithatë McLaren kërkoi edhe një herë shërbimet e tij për të zëvendësuar Alonso-n që mori pjesë në “Indianapolis 500” në “2017 Monaco Grand Prix”.

Drift për Alonso-n në Abu Dhabi

Dy herë kampioni i Botës, Fernando Alonso, nuk ishte në gjëndje të shtonte një titull të tretë, pavarësisht disa tentativave te McLaren, Renault dhe Ferrari. Abu Dhabi do të ishte sërish skena ku spanjolli u vendos në qendër të një nderimi special që filloi me paradën e nderit dhe u mbyll me disa xhirime gomash në shoqërinë e Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel. Në përfundim të një gare që Alonso e mbylli jashtë zonës së pikë me të u bashkuan ish shoku i skuadrës, Hamilton dhe zëvendësuesi i ardhshëm te Ferrari, Vettel. Gjithçka për një seri xhirimesh të gomave në vijën e start/finish-t për të nderuar largimin e një Legjende. Por ashtu si Schumacher, Massa dhe Button edhe Alonso bëri një kthim të plotë te Alpine dhe vazhdon të kërkojë titullin e 3 te Aston Martin.

Lamtumira e Vettel

I fundit por jo më pak i rëndësishëm, 4 herë kampioni gjerman Vettel është në listën e largimeve emocionale në Abu Dhabi në përfundim të garës së 299 dhe të fundit për Aston Martin në “Yas Marina Circuit” në sezonin 2022. Një vit pas largimit të Kimi Raikkonen dhe në të njëjtin vit që Ricciardo u largua nga McLaren, Vettel i dha lamtumirën sportit nga i cili mori aq shumë në 16 vite.

Pjesa dërrmuese e anëtarëve të skuadrave pjesëmarrëse në botëror u bashkuan për një kros të lehtë në pistë me një fanellë të veshur ku shkruhej ‘Faleminderit Seb’ ndërsa Vettel në fanellën e tij mbante mbishkrimin ‘Faleminderit F1’.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?