6 mln dollarë kontratë, Peleshi: 2 satelitë për monitorimin e territorit
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet se sot do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas ministrit, kjo kontratë kap vlerën e 6 mln dollarëve.
“Sot do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë. Kjo kontratë ka vlerën 6 mln dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit dhe zhvillimit të kapaciteteve teknike.
Shqipëria do të ketë akses prioritar dedikuar në dy nga satelitët, që pritet t’i bashkohen flotës të Satellogic, lëshimit të ardhshëm satelitor me Space X, që do të quhet Albania 1 dhe Albania 2. Ky shërbim do u ofrojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore”, u shpreh Peleshi gjatë konferencës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania