Tenderi 600 mijë € i Ministrisë së Mbrojtjes, Blushi publikon detaje të tjera

11 Tetor 2022 | 15:37

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar detaje të tjera nga  tenderi 600 mijë euro i Ministrisë së Mbrojtjes, i denoncuar më herët nga PL.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Blushi shprehet se përmes këtij tenderi po shpërdorohen taksat e shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike.

“Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”. Referuar dokumenteve të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete”, shkruan Blushi në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026