“Der Klassiker” nuk ka fitues, Bayern barazon me Dortmundin

13 Prill 2025 | 13:52

Dueli më i madh i futbollit gjerman, i njohur ndryshe si “Der Klassiker” është mbyllur pa fitues, ashtu si në fazën e parë, me Bayernin dhe Dortmundin që ndanë pikët me njëra-tjetrën.

Me të besuarit e Kompany të cilësuar favoritë, por në fushë gjërat funksionuan ndryshe edhe pse vendësit ishin më kërkues. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht tentativave të cilat ishin të pakta.

Në fraksionin e dytë, miqtë nga Dortmundi gjetën menjëherë avantazhin me Beier, pas një krosimi të bukur në zonë, me anësorin që goditi saktë me kokë. Në vijim, tekniku belg i rekordmenëve të Gjermanisë do të kryente 3 zëvendësime të cilat rezultuan decisive, pasi në minutën e 65’ Guerreiro riktheu barazpeshën.

Më pas ishte një tjetër futbollist i ardhur nga stoli që pati impakt të menjëhershëm, Serge Gnabry që kaloi përpara bavarezët, por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 75’, Waldemar Anton ktheu gjithçka në pikën zero.

2-2 dhe secila skuadër merr 1 pikë shumë të vlefshme në këtë situatë, pasi Bayern kërkon të ruajë distancën me Leverkusen, ndërsa Dortmundi shpreson të mbledhë sa më tepër pikë për të kapur Evropën. Lajmi i mirë i këtij dueli për Bayernin është rikthimi i sulmuesit Kingsley Coman që la pas dëmtimin, ndërsa u aktivizua në 10 minutat e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026