66 gjyqtarë e prokurorë të rinj, Llagami: Harta e re, problem godina e Apelit
66 studentë të magjistraturës u diplomuan dhe janë gati të shërbejnë në sistemin e drejtësisë si prokurorë e gjyqtarë.
Ne ceremoninë e rastit ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani atyre iu kërkua të tregojnë integritet profesional dhe moral duke mos u lëkundur nga asnjë lloj ndikimi.
Më 1 korrik pritet të përmbyllet edhe faza e fundit e implementimit të hartës së re gjyqësore që synon të ulë numrin e gjykatave nga 38 më 18 të tilla.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami thotë se deri tani nuk ka pasur problematika dhe vonesa për qytetarët.
“Nuk ke mi pasur asnjë problem më ofrimin e shërbimit të qytetarëve, nuk është shtyrë asnjë seancë gjyqësore, sfida e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë, që prek gjykatat administrative”, tha Llagami.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar ndihmën e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për të gjetur një truall ose godinë të re për gjykatën e apelit të përgjithshëm, pasi me plotësimin e numrit prej 78 gjyqtarësh është i pamundur akomodimi në ndërtesën ekzistuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng