7.3 milionë refugjatë lufte, OKB: Më shumë se gjysma e tyre strehohen në Poloni
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 7 milionë Ukrainës janë larguar nga vendi që nga nisja e sulmit rus më 24 shkurt.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar eksodin më të madh të viteve të fundit në botë. Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi të shtunën se 7.3 milionë Ukrainës janë larguar nga vendi që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt të këtij vitit.
Llogaritja e numrit të refugjatëve është bërë në bazë të të dhënave që qyqarët kanë deklaruar në pikat kufitare të shteteve ku ata kanë hyrë. Sipas OKB, shifra mund të rritet nëse konflikti vijon. Ndërkohë që të dhënat zyrtare mungojnë për numrin e emigrantëve ukrainas që kanë hyrë në territorin e Federatës Ruse.
Rreth 3 milionë refugjatë strehohen në Poloni. Ndërsa në me qindra mijëra numërohen në shtetet kufitare si Sllovaki, Hungari dhe Moldavi. Gjermania ka strehuar rreth 800 mijë.
Në total janë mbi 44 shtete të botës që kanë pranuar të strehojnë refugjatë ukrainas. Para nisjes së konfliktit Ukraina numëronte 37 milionë banorë rezidentë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë