7 Marsi përmes syve të nxënësve: Mësuesi i mirë ndërton besim, jo frikë
Më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, nxënësit nuk flasin vetëm për një festë simbolike, por për raportin që ndërtojnë çdo ditë me ata që i udhëheqin në rrugën e dijes. Për ta, një mësues i mirë nuk është vetëm ai që shpjegon mësimin, por ai që krijon një raport besimi.
“Mësues i mirë do të thotë që ta kem si shok dhe të më ndihmojë, për shembull kur kam nevojë për të shprehur një problem ose një hall, që mund ta shpreh pa pasur pengesa. Një mësues i mirë është mirëkuptues me nxënësit dhe kupton sesi ata duan të mësojnë, sepse tani është një brez i vështirë dhe duan një mënyrë tjetër mësimi, jo me metodat e vjetra. Ka mësues që bëjnë edhe rolin e psikologut dhe kjo më pëlqen”, thotë Arli Shkëmbi
Nxënësit thonë se një mësues i mirë për ta nuk është ai që ndërton autoritetin me të bërtitura, por me qetësi, respekt dhe dashuri. Sepse këto cilësi janë po aq të rëndësishme sa edhe dija.
“Një mësues i mirë është një mësues që edhe në orë të mësimit nuk e bën mësimin me të bërtitura, por me qetësi dhe shumë dashuri. Një marrëdhënie e ngushtë me mësuesin nuk do të thotë vetëm me mësim, por edhe jashtë orës së mësimit. Nxënësit duhet të kenë më shumë respekt”, thotë Emi Bici.
Ndërsa për disa të tjerë, thelbësore mbetet vlerësimi i përpjekjes, pavarësisht notës.
“Një mësues i mirë jep shumë përkushtim për nxënësit që, pavarësisht notës që nxënësi merr, ai prapë e vlerëson nxënësin dhe mundin që ai jep. Mendoj se mësuesit duhet të respektohen më shumë sepse e meritojnë”, thotë Grejs Lesaj.
Raporti mësues–nxënës, sipas tyre, ka ndryshuar ndër vite. Sot ka më shumë hapësirë për dialog dhe për një marrëdhënie më të afërt, jo vetëm brenda klasës, por edhe jashtë saj. Megjithatë, ata pranojnë se respekti mbetet themeli i kësaj marrëdhënieje.
“Mësues i mirë për mua do të thotë që është jo i rreptë, të vlerësojë mirë dhe të edukojë në mënyrën e duhur. Ka nxënës që flasin me mësuesit keq, mendoj që e kalojnë vijën. Mund të jetë edhe sesi prindërit kanë ndikuar”, thotë Desart Manaj.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta