English

“7 minuta” në teatrin e Korçës, shfaqja trajton privimin e të drejtave të grave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktoret e njohura Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Zamira Kita, Rudina Dembacaj zgjodhën Korçën për të sjellë shfaqjen “7 minuta” të autorit Stefano Massini nën regjinë e Driada Dervishit.

- Advertisement -

11 punonjëse te një Fabrike Tekstili, duhet të zgjedhin nëse do të pranojnë kërkesën e punëdhënësve të tyre për të shkurtuar pushimin me 7 minuta, një kërkesë që ato e shohin me plot dyshime dhe që i ndan në grupe.

Shfaqje e cila sipas autorit vë në qendër të vëmendjes privimin e të drejtave të grave në një fabrikë tekstili.

Për aktoret gjithçka dukej mirë sikur të ishte shkruar nga një autor shqiptar, aq sa i ka lejuar të japin mesazhe të forta gjatë interpretimit.

“Ështw një shfaqje me mesazh të fuqishwm, është vëmendja te dashuria që duhet të kemi për gratë, jo vetëm punwtore, për çdo qenie femërore. Është qenie delikate, ajo që krijon jetën, duhet ta kemi në vëmendje”, tha aktorja Zamira Kita.

“Njw shfaqje e gjitha për dinjitetin, është një shfaqje edukative, për gjithë ndjekësit e rinj të teatrit. Në Korçë morëm emocion të jashtëzakonshem, publiku i vëmendshëm, reagimet e publikut tregojnë shumë”, tha aktorja Rudina Dembacaj.

“Duhet të luftojnë shumë, e vërteta është se vendi i punws wshtw i rëndësishëm por edhe dinjiteti është i rëndësishëm. Gratë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre”, tha aktorja Anila Bisha.

Për regjisoren Driada Dervishi kjo shfaqje nuk është vetëm për gjininë femërore por edhe për meshkujt, pasi privimi i të drejtave në punë mund t’i ndodhë kujtdo.

“7 minuta nuk është një tekst për gratë, është tekst për njeriun. Për të drejtat njerëzore që thërret për dinjitetin, por kur nuk i artikulojme në teatër këto fjalë, pranojmëbte na heqin 7 minuta. Nuk është për gra, ndodh në një fabrikë franceze, ka ardhur në shqip nga Aida Baro, e ardhur me mentalitetin shqiptar, por kjo fabrikë mund të ishte e tëra dhe me meshkuj”, tha regjisorja Driada Dervishi.

“7 minuta” është shfaqur edhe për gratë e Kolonjës, ndërkohë që do të vijojë udhëtimin e saj në disa qytete të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?