Hetimet e SPAK, Shkëlzen Berisha: Teatër, në mëngjes thirret djali, në drekë babai

27 Dhjetor 2023 | 10:09

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure në GJKKO, ku dëshmoi në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Berisha tha se nuk ka asnjë dijeni se kush e ka dërguar faksin me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën”, duke shtuar se është detyrë e prokurorisë ta gjejë nëse është i vërtetë apo i fabrikuar.

“Nuk di kush e ka nisur, nuk di kush e ka pritur, nuk ka ardhur në adresën time. Për këtë pyesni prokurorin kush e ka shkruar, kanë 15-vjet që nuk e gjejnë”, tha Berisha.

Ai tha se thirrjen e tij për çështjen “Gërdeci” e konsideron teatër politik, në kuadër të goditjes së liderit të opozitës.

“E konsideroj teatër politik në kontekstin që në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë jepet masa e sigurisë”, tha Berisha.

Sakaq kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën, ai e konsideroi si një përdorim politik të drejtësisë në nivele groteske.

“Ky vendim është grotesk, përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske. Më thoni një vend demokratik që lideri i opozitës mbahet në “Arrest shtëpie”, pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Sali Berisha nuk ka akuzë dhe ndaj tij janë caktuar tre masa sigurie, duke e çuar në “Arrest shtëpie” dhe duke i ndaluar çdo lloj komunikimi.

Qëllimi politik është i qartë dhe përdorimiiI prokurorisë është i turpshëm”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026