“735 zarfe nga diaspora”, Celibashi zbulon nga cili shtet erdhi vota e parë

17 Prill 2025 | 20:40

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha për mediat se deri më tani kanë mbërritur në Parkun Olimpik 735 vota nga diaspora.

Ai tha se deri më tani procesi ka qenë në përputhje me protokollin e parashikuar.

“Procesi po shkon shumë mirë, në përputhje me të gjithë protokollin që ne kemi parashikuar për marrjen në dorëzim të dokumentacionit zgjedhor që mbërrin në republikën e Shqipërisë. Kanë mbërritur deri më tani 735 zarfe, ose më mirë vota. Sapo bëmë evidentimin e dy votave të para një ishte nga qarku Berat, vinte nga Gjermania dhe e dyta ishte Dibër dhe vinte nga Franca.

I pyetur nëse ka pasur dëmtime Celibashi tha se në dy zarfet e hapur deri më tani çdo gjë ka qenë e rregullt.

Celibashi tregoi edhe mënyrën se si do të administrohen këto fletë votimi.

“Ne grisim zarfin e DHL, nga zarfi i DHL nxjerrim zarfin B i cili përmban zarfin A dhe brenda zarfit A ndodhet fleta e votimit. Të gjithë zarfet B ndahen sipas qarqeve dhe depozitohen në kutitë përkatëse të votimit të qarqeve përkatëse. Pasi të përfundojë procesi i votimit në datë 11, zarfet B do të nxirren nga kutia, nga zarfi B do nxirret zarfi A. Zarfet A do grumbullohen të gjithë në një kuti tjetër me qëllim që të mos identifikohen se kujt i përket zarfi A dhe më pas do fillojë procesi i numërimit. Në momentin që do të fillojë procesi i numërimit për votat brenda qarkut të Tiranës, do fillojë edhe numërimi i votave të diasporës”,-tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026