78 përmbarues për 56 mijë çështje, ligji i ri me paga më të larta

2 Korrik 2022 | 12:16

78 përmbarues për 56 mijë çështje. Kjo është situata në Përmbarimin Shtetëror, i cili ashtu si gjykatat, prej vitesh po vuan mbingarkesën.

“Kapacitet të kufizuar, ngarkesë e madhe që personat janë larguar dhe na kanë krijuar vakanca dhe shqetësime me vakancat dhe ekzekutimin e urdhrave të ekzekutimit, arsyet për largimin janë ngarkesa”, u shpreh Piro Lutaj.

Takimet me fëmijët, urdhërat e mbrojtjes dhe pensionet ushqimore, çështjet e pronësisë zënë peshën kryesore të vendimeve gjyqësore që duhen ekzekutuar.

Por, gjatë viteve disa përmbarues janë shkarkuar nga detyra për mospërmbushje të afateve, neglizhencë dhe mungesë angazhimi. Për të mos lënë të pambrojtur qytetarët, është menduar ndryshimi total i ligjit.

Ligji i ri propozon të rrisë nivelin e arsimimit të përmbaruesve, por dhe pagat e tyre, që deri më tani rezultojnë ndër më të ulëtat në sistemin e drejtësisë.

“Një përmbarues të trajtohet me 60% të pagës bazë të gjyqtarëve të shkalës së parë”, tha Lutaj.

Janë 22 zyra përmbarimi në të gjithë vendin, por me hartën e re gjyqësore mund të ndryshojë dhe numri e vendosja e tyre. Ashtu si gjyqtarët e prokurorët, ligji i propozuar nga ministria e drejtësisë, parashikon Veting dhe për përmbaruesit.  1 herë në 2 vjet gjatë 15 viteve të para të punës, dhe 1 herë në 5, pas kësaj periudhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026