“8 janari ditë e zezë”, Gjekmarkaj i rikthehet përplasjes në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, rikujtoi përplasjen mes demokratëve më datë 8 janar të këtij viti para selisë blu.
Gjekmarkaj, këtë ditë e cilësoi si të zezë e tragjike për PD. Teksa foli për situatën në këtë forcë politike, deputeti theksoi se vendimet politike janë më të rëndësishme se vendimet e gjykatës.
“Janë konsumuar shumë ngjarje në harkun e një viti, janë thënë shumë fjalë, ka pasur shumë qëndrime, 8 janari ka qenë ditë tragjike e zezë për Shqipërinë në tërësi, për PD në veçanti dhe për ne si individë, qoftë për ata që ishin në oborr, qoftë ata që ishin brenda. Mendoj se çdo vendim që është marrë nga njëra palë apo pala tjetër, rrënjët dhe bazamentin e kanë pikërisht te kjo histori e konsumuar. E përsëris që vendimet politike, janë më të rëndësishme dhe prevalojnë mbi çdo vendim gjykate.
Por që të bësh procese politike duhet të kesh gatishmëri e vullnet politik në të dyja anët e jo nga njëra anë të kesh hile dhe nga ana tjetër rregulla. Duhet të kesh vullnet në të dyja anët që të kesh zgjidhje të pranueshme. Janë shumë gjëra bashkë që duhen marrë parasysh, kur të ndërtohet një proces politik”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Gjekmarkaj thyen heshtjen: Pse zgjodha të mos flas
- Berisha: Aksioni politik i Partisë Demokratike, primaret dhe protestat
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
- 12:20 Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia