80 urgjenca në ditë në Sarandë, mjekët: Më të prekur fëmijët, kujdes temperaturën

25 Korrik 2024 | 17:39

Temperaturat përvëluese dhe rritja e numrit të turistëve, kanë bërë që në Sarandë të shtohet numri i pacientëve, që kërkojnë shërbim spitalor në urgjencë dhe në pediatri.

Mjekja e përgjithshme Ina Daja tregon se në ugjencën e qytetit bregdetar marrin ndihmë mjekesore mesatarisht 70 -80 pacient në 24 orë. Simptomat kryesore mbeten të vjellat dhe temperaturat e larta.

“Kryesisht eshtë temperatura, që diagnostikohen edhe me tampon pozitiv , por edhe probleme gastro-enterostinale, të vjella dhe diarre.

Që më fillimin e sezonit turistik, por këtë 10 ditësh është rritur, vijn diku te 70-80 vizita më 24 orë që marrin shërbim spitalor. Janë mosha të reja, por edhe mosha e tretë. Më shumë janë shqiptar por edhe të huaj janë, janë diku te 300 të huaj që janë në statistikat toma”, tha doktoresha Ina Daja.

Edhe në pavionin e pediatrisë situata është thuajëse e njëta, mesatarisht 70 vizita në 24 orë, ndërsa mosha më e prekur është ajo 3 deri në 7 vjeç.

“Përderisa qyteti i Sarandës është populluar, është mbipopulluar atëhërë edhe sëmundshmëria është me e lartë , kemi fëmijë që vijnë më probleme të ndryshme, me probleme respiratore, me probleme qe predominojnë gastro-endostrinale . Kemi  fëmijë që vijnë me probleme respiratore bëjm bronko pneunomira , në keto raste puna e parë që bëjm është që bëjm tampon për covid sese është shtuar”, tha doktoresha Fatbardha Kërçyku.

Mjekët bëjn apel për shmangien e daljeve në orët e pikut të vapes, ndërsa këshillojnë gjithashtu hidratim të shpesht dhe konsumim të ushqimeve të freskëta.

“Duhet të bëjn shumë kujdes nga temperaturat e larta, nga ekspozimi në diell, nga ushqimi dhe të pijnë sa më shumë uji.”

“Prindrit duhet të kenë kujdes ti veshin lehtë, ti mbajnë në vende të frskëta, tu japin uji fëmijëve.

…në qoftë se fëmija ka temperaturë, dhe nuk i bjen ose vjell dhe prindrit i kanë përdorur hidratuesit e fëmija vjell sërish duhet ta sjellin në spital.”

Gjatë muajëve të verës për shkak të temperaturave të larta, bluzat e bardha në Sarandë përballen me dyfishim të pacientëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026