Vera rrit urgjencat kardiake në Gjirokastër, 15 raste në 24 orë

5 Korrik 2024 | 17:22

Moti i nxehtë i verës në Gjirokastër ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me probleme mjekësore kardiake.

Brenda një dite në spitalin rajonal “Omer Nishani” paraqiten rreth 15 urgjenca me probleme kardiake, të hipertensionit, goditjeve në zemër etj., duke shënuar një  shtim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e tjera të vitit.

“Statistikat flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me goditje në zemër, motivi duket i lidhur edhe me ndryshimet e temperaturave të ambientit që mund të jetë një motiv kryesor shkaktues i gjithë situatës sepse nëse e krahason me periudhën e pranverës dhe dimrit numrat kanë qenë shumë më të ulët, ndikimi i kushteve atmosferike, i motit është i rëndësishëm”, Jona Leka, mjeke kardiologe.

Shqetësuese për bluzat e bardha është rritja e numrit të të rinjve me probleme të sistemit kardiovaskular. Sipas tyre mënyra e jetesës, kequshqyerja, stresi i lartë dhe disa faktorë të tjerë ndikojnë negativisht për prekjen e moshave të reja nga sëmundjet kardiake.

“Kemi një ulje të pragut të moshës të shfaqjes së këtyre problematikave, duke nisur që nga hipertensioni duket e lidhur me shumë faktorë, duke nisur nga ushqyerja, përdorimi i kafes, pijeve energjike, stresi është edhe më i madh sidomos në ambientin në të cilin ne jetojmë përditë”, shprehet mjekja.

Për evitimin e shqetësimeve shëndetësore tek qytetarët dhe kryesisht për të sëmurët kronikë mjekët kardiologë rekomandojnë shmangien e qëndrimit në orët e pikut të të nxehtit

“Rekomandohet shmangia e temperaturave të larta, e orareve shumë të nxehta sidomos pas orës 10, mbajtja gjithmonë me vete e ujit të freskët, shmangia e pijeve energjike, e kafes dhe sforcimet fizike”, rekomandon mjekja.

Strukturat mjekësore në Gjirokastër, në këto ditë të nxehta kanë ngritur pika shëndetësore të lëvizshme për dhënien e ndihmës së parë për banorët dhe turistët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026