800 të arrestuar nga Tempulli, Ballanca: S’dihet, janë konsumatorë apo shpërndarës

3 Shkurt 2024 | 20:57

Temw e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte goditja e shpërndarësve të drogës në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga policia të titulluar “Tempulli”.

E ftuar në studio Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, tha se në ditët që është bërë operacioni nga monitorimi i tyre në terren është evidentuar një mbipopullim i tmerrshëm në komisariate duke cënuar dhe të drejtata e njerit.

Avokatja e Popullit theksoi se nuk dihet ende nëse shumica e 800 të arrestuarve gjatë operacionit Tempulli janë konsumatorë apo shpërndarës të drogës.

“Nga pikëpamja jonë, ajo që ne kemi parë është që kur u bë operacioni, vajtëm bëmë një monitorim për shkak të këtij operacioni dhe ishte evidente që kishim një mbipopullim të tmerrshëm në secilin prej komisariateve. Kjo më tej krijon dhe cënim të të drejtave të njeriut. Sot unë them se sigurisht forca e ligjit duhet të ndihet në lidhje me këtë çështje, ashtu sikurse shpresoj që 10% e këtyre personave të ndryshojnë qasjen prapë është një arritje e madhe për shoqërinë tonë, por edhe në bindjen time masa më e madhe e personave të arrestuar, nuk e di nëse janë konsumatorë, apo shpërndarës të drogës.

Çdo gjë është vepër penale dhe konsumimi dhe shpërndarje, por duhet qasje tjetër dhe duhet ndryshuar politika penale për të hequr këtë zakonin tonë të papaërshatatshëm që ne duam ta shikojmë në burg që ditën e parë që bie nën akuzë. Kjo është një nga problematikat që ka gjetur dhe Këshilli i Evropës që tha se hqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve dhe të paraburgosurve në rajon, 30% më shumë se sa ajo që është e rekomanduar në vendet e Këshillit të Evropës”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026