9 civilë të vrarë nga sulmet në Kharkiv, thotë kryetari bashkisë
Të paktën 9 civilë, prej tyre 3 fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet me raketa ruse në Kharkiv, deklaroi kryetari i bashkisë Ihor Terekhov.
Terekhov tha se 4 qytetarë u vranë sapo dolën nga streha për të marrë ujë.
“Sot patëm një ditë shumë të vështirë. Na tregoi se kjo është një luftë e drejtë. Kjo është një masakër e popullit ukrainas”, tha Terekhov në faqen e tij zyrtare në Telegram.
Një familje prej pesë personash janë gjetur të djegur të gjallë në makinën e tyre, shtoi ai.
“Raketat goditën pallate rezidenciale, duke vrarë e plagosur civilë paqësorë. Kharkiv nuk ka parë dëme të këtyre përmasave prej një kohe shumë të gjatë”, shtoi ai.
Rreth 37 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet.
Pak më herët, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se në pesë ditë, forcat ruse kanë kryer 56 sulme me raketa e kanë lëshuar 113 raketa tokë-ajër në Karkhiv.
“Sot, forcat rusët qëlluan brutalisht mbi Kharkiv me artileri të rëndë. Kjo përbën qartazi krime lufte”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara