9 duelet e radhës në Europa League, zbresin në fushë Roma e Tottenham
9 përballje të tjera të Europa League zhvillohen këtë të enjte, ku do të mbyllet dhe java e parë e kompeticionit, ndërsa në fushë zbresin emra të mëdhenj të futbollit evropian si Roma, Tottenham apo Ajax. Me një trajner të ri, italianët do të provojnë ta nisin mirë garën e tyre, por kundërshtari i radhës nuk duhet nënvlerësuar, pasi bëhet fjalë për Athletic Bilbao. Roma vjen pas fitores në kampionat 3-0 ndaj Udinese, ndërsa Bilbao fitoi ndaj Celtës në shifrat 3-1.
Kjo mund të cilësohet padyshim kryendeshja e Europa League, por pa nënvlerësuar dhe Ajax-Besiktas e Tottenham-Qarabag. Londinezët me shumë kualitete në vetvete përballen me skuadrën azere, pjesë e së cilës është dhe sulmuesi shqiptar Redon Xhixha. Favoritë padiskutim mbeten “Spursat”.
Në orën 18:45 është radha e Fenerbahces së Mourinho për të provuar veten ndaj Royal Union, teksa paralelisht zhvillohet dhe Malmo-Rangers. Kampionët e Conference League, Olympiacos synojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm, por këtë herë një nivel më lart. Ndeshja e parë është ndaj Lyon, që po kalon një formë aspak pozitive. Braga-Maccabi Tel Aviv, Frankfurt-Plzen dhe Steao Bukuresht-Riga plotësojnë 9 përballjet e së enjtes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtuesit të pakënaqur me rezultatet, Roma shkarkon trajnerin De Rossi
- Rezultatet e Europa league: Man Utd ndalet nga Twente, Lazio fiton lehtësisht
Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen