90% e atyre që humbasin patentën ngelin në ritestim

12 Prill 2023 | 07:29

Mënyra se si merret patenta në Shqipëri, shpesh lë shumë hapësirë për të diskutuar, kjo për faktin se ata drejtues mjeti që humbasin pikët e patentës ndodh që të ngelin kur rihyjnë në provim.

Brenda një viti, 350 drejtues mjeti kanë humbur të gjitha pikët e patentës duke u rikthyer sërish në provim si në teori ashtu edhe në praktikë. Të dhënat e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se 90% e tyre ngelin në provim.

Po ashtu rezulton se shumica e tyre e kanë marrë patentën prej dhjetëra vitesh, madje prej vitit 1995 dhe kanë njohje të dobëta të sinjalistikës.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet si pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda. Kujtojmë se leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026