90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët e zonës së Nishtullës thonë se prej nëntë muajsh nuk kanë marrë pagesat e qirasë që përfitojnë nga programi i strehimit.
Sipas protestuesve, vonesat e zgjatura dhe premtimet e pambajtura për kalimin e fondeve i kanë vendosur përballë vështirësive serioze me pronarët e banesave ku jetojnë me qira.
Pas tensioneve të krijuara para institucionit vendor, një përfaqësi e banorëve u prit në bashki për të diskutuar mbi problematikën dhe afatet e zgjidhjes së saj.
Sipas informacioneve, lista me rreth 90 përfitues pritet të firmoset nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, çka do t’i hapë rrugë transferimit të pagesave në llogaritë bankare të familjeve përfituese.
Sipas përfaqësuesit të shoqatës “Ushten”, Ismail Jakupi, vonesat lidhen me procesin e verifikimit të dokumentacionit, si dhe me moskalimin në kohë të fondit nga Ministria e Financave.
Në listat e përfituesve të bonusit të strehimit, që mbulon 50 për qind të qirasë, përfshihen rreth 250 persona nga komunitetet rom dhe egjiptian, ndërsa numri total i përfituesve arrin në 412 persona.
Sipas përfaqësuesve të Bashkisë së Durrësit, fondet pritet të kalojnë në ditët në vijim jo vetëm për familjet e komunitetit rom dhe egjiptian, por edhe për përfituesit e tjerë të skemës së bonusit të strehimit.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit