900 banorë të fshatit Balëz në Elbasan pa ujë, pusi mënyra e vetme e furnizimit
Mungesa e ujit të pijshëm është problemi kryesor me të cilën përballen 900 banorët e fshatit Balëz.
Ata tregojnë se ndërtimi i ujësjellësit është një premtim që u bëhet në çdo fushatë elektorale, por deri më tani nuk është bërë asgjë.
“Ne për ujë kemi vuajtur për çdo vit, ka pasur premtime, do sjellim ujë, asnjëherë nuk erdhi uji. Ne kemi bërë puse të gjithë si zonë.
Për ujin e pijshëm vetëm me puse, me një pus furnizohemi 4-5 shtëpi. Nuk është bërë analiza, kontrolle asgjë, thjesht nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehen disa banorë.
Drejtoria e Ujësjellësit të Elbasanit shpjegon për Euronews Albania se fshati Balëz nuk është pjesë e zonave në të cilat ofron shërbim kjo drejtori, për shkak se nuk ekzistojnë ujësjellësit.
“Ujësjellësi i Elbasanit do të marrë masa që të fillojë planifikimet dhe mbikëqyrjen e zonës në mënyrë që të shikojmë mundësinë e marrjes së ujit dhe furnizimin e qytetarëve me një rrjet të mirëfilltë ujësjellësi.Mendojmë se vitin tjetër në 2023-shin mund të kemi një projekt të saktë që qytetarët të mund të lidhen me një sistem të mirëfilltë ujësjellësi”, theksoi Rovena Halili, Koordinatore për rajonalizimin e Ujësjellësit Elbasan.
Fshati Balëz ndodhet vetëm 6 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit, në një terren malor dhe me përbërje të atillë gjeologjike që nuk favorizon gjetjen e burimeve të mëdha të ujit të pijshëm.
Këto pretendohet se kanë qenë edhe arsyet më të rëndësishme që kanë lënë për dekada me radhë pa ujë të pijshëm këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia