95 mijë diabetikë në Shqipëri, Toti: 20% kanë diabet por nuk e dinë

14 Nëntor 2024 | 17:24

Mbi 4 mijë raste të reja me diabet janë zbuluar përgjatë vitit 2023. E njohur si sëmundja e heshtur, për mjeket endokrinolog, problem mbeten ata që nuk trajtohen, pasi nuk e dinë se vuajnë prej tij.

“Mbi 95 mijë persona të njohur me diabet dhe vetëm në rrethin e Tiranës ne kemi mbi 30 mijë persona me diabet. Rreth 20% na rezulton që janë me diabet dhe nuk e dinë”, tha Florian Toti, kryetar i Shoqatës së Personave me Diabet.

Personat me histori familjare, obezët dhe ata që bëjnë jetë sedentare pa aktivitet fizik janë më të predispozuar për tu prekur nga diabeti por, cilat janë shenjat që e paralajmërojnë.

“Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rënia në peshë pavarësisht se oreksi vazhdon të jetë njëlloj ose i shtuar. Në këto mosha që mund të jenë të rinj por dhe fëmijë duhet të bëhet një matje glicemie, nëpërmjet të cilës zbulojmë kemi apo jo diabet. Mbi 40 dhe 30 vjeç, do thosha kjo është me e zbehtë dhe duhet parë anamneza familjare”, shprehet Toti.

E pranishme në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e vuri theksin tek parandalimi dhe  kapja në kohë e sëmundjes.

“Mjaft qytetarë të cilët kanë bërë kontrollin mjekësor bazë dhe  kanë parë që janë prediabetik duke bërë një stil jetese të shëndetshëm kanë eliminuar shfaqjen e diabetit”, tha zv/ministrja.

Nga ana tjetër Toti kërkoi që kontrolli mjekësor bazë të shtrihet përtej moshës 70 vjeç, pasi shumica e kësaj grupmoshe mund të jenë të prekur nga diabeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026