98 vjeç votuesi më i vjetër, një shtetas aplikoi 25 herë/ Të dhëna për diasporën

7 Mars 2025 | 10:21

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u mbyll më 4 mars, me një numër rekord aplikimesh nga shqiptarët jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa, ndërsa mbi 234 mijë janë përpunuar. Aktualisht, 18 mijë aplikime janë ende në proces shqyrtimi. Bazuar në pjesëmarrjen e mëparshme zgjedhore, vota e diasporës pritet të përfaqësojë rreth 15% të totalit të elektoratit.

Fakte interesante nga procesi i regjistrimit të diasporës:

  • Aplikimi i parë u bë nga Gjermania, vetëm 8 minuta pas hapjes së sistemit.
  • 98-vjeçari nga Gjermania është votuesi më i moshuar i regjistruar.
  • Një shtetas shqiptar ka aplikuar 25 herë për t’u regjistruar si votues nga jashtë, duke ia dalë me sukses në përpjekjen e fundit.

Regjistrimi i partive dhe koalicioneve në KQZ:

  • 53 parti janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare.
  • Numri i koalicioneve të regjistruara është 3.
  • Lëvizja Bashkë është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve përfundon më 12 mars, ndërsa pritet që subjektet kryesore politike të shpallin emrat e tyre në ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026