Genc Nimanbegu: Mali i Zi ishte në prag të luftës civile
Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Genc Nimanbegu shprehet se ngjarjet e fundit në Çetin rrezikonin ta fusnin vendin në një luftë civile.
“Kishte rrezik për inicimin e një lufte civile. Qeveria duhet të evitojë këtë rrezik dhe kjo qeveri ka treguar se nuk ka qenë e aftë”, tha ai duke shtuar se “Evropa dhe rajoni nuk po e kupton realitetin në Malin e Zi”.
Z. Nimanbegu theksoi se “minoritet serb në Malin e Zi po radikalizohet me bekimin e Vuçiçit”, ndërsa shtoi se në qeverinë e vendit ka ministër që mohojnë njohjen e Kosovës.
Për zv.kryeministrin Dritan Avbazoviç ai tha se është “demagog dhe populist”.
“Qeveria ku bën pjesë Abazoviç me qëllime të mira po e zhyt Malin e Zi në një lloj kaosi”, tha deputeti shqiptar.
Përveç rrezikut nga përplasjet ndër etnike, Nimanbegu tha se “qeveria është e paqëndrueshme dhe i ka bërë një dëm ekonomik” Malit të Zi.
Deputeti shqiptar tha se në qeveri “nuk ka politikanë me eksperiencë” dhe se “një pjesë e ministrave janë propozuar nga vetë kisha”. Ai shtoi se sheh mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë vitit 2022.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta