Debat në “Shock’, Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk mbështet asnjë nismë

14 Shtator 2021 | 20:50

Gjuha e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti mbi iniciativën “Open Balkan” shkaktuan debate mes analistëve në “Shock”.

Baton Haxhiu e cilësoi Albin Kurti si njëri, i cili nuk mbështet asnjë projekt, përfshirë këtu edhe procesin e Berlinit.

“Albin Kurti nuk e përkrah asnjë iniciativë, as Open Balkan, as procesin e Berlinit, as dialogun, asgjë”, tha ai.

Qasja e tij u kundërshtua nga Andi Bushati, i cili theksoi se kryeministri Kurti ndryshe për “Open Balkan”, për procesin e Berlinit ka shprehur mbështetje të plotë.

Për Haxhiun, gjuha që përdori sot kryeministri Kurti në Tiranë gjatë komunikimit me mediat ishte kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë.

“Ai realisht edhe po e patë gjithë gjuha e trupit sot ai e kishte me Edi Rama dhe e kishte me Shqipërinë. Ai tha nuk jam unë për ‘Open Balkan’ për arsye se është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës dhe nuk dha asnjë arsye tjetër se pse është. Në fillim ka thënë se është projekt rus dhe kinez. E para është ofendim për kryeministrin shqiptar. Kush është ky njeri, që tregon se çfarë kriteresh duhen vendosur. Ai është konspirativ. Ai është njëri, që nuk ka guxim të marrë asnjë vendim”, tha ai.

Ai madje shkon më tej, kur tregon arsyet se pse z. Kurti është shprehur kundër iniciativës së “Open Balkan”.

“E përdor për të katapultuar veten në jetën publike dhe të jetë kundër Edi Ramës dhe kundër Shqipërisë. Kjo është ideja e “Open Balkan” e Albin Kurtit”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022