3 sektorët ku pastrohen paratë sipas ekspertit të ekonomisë
Ndërtimi, blegtoria dhe turizmi, janë sektorët ku pastrohet pjesa më e madhe e parave. Kështu u shpreh për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
“Përgjatë viteve të fundit shikojmë një përkeqësim, për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Shqipëri vitet re një rritje e krimit të organizuar dhe një lidhje e tij me administratën publike”, tha eksperti.
Ai shtoi se pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit, ndodh më shumë në qarkun e Tiranës.
Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija theksoi se tashmë ka një sistem nga ana e shtetit për kontrollin e blerjeve.
“Nuk ka më para kesh që blihen, ka para që kalojnë nëpër noterë. Mbi 50 milionë shkojnë në zyrën e pastrimit të parave. Pra sistemi e ka mundësuar këtë histori”, tha ai.
Ai nënvizoi se taksat janë rritur me 15% në industrinë e ndërtimit dhe kjo ka sjellë rritje të çmimeve në treg.
“Janë rritur me 15% taksat në këtë sektor nga pushteti vendor dhe qendror dhe ka shkaktuar një pjesë të mirë të rritjes së çmimeve në treg. Kjo ndikon drejtpërdrejt tek konsumatori”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve