Policia hap 500 vende të reja për Patrullë të Përgjithshme
15 Shtator 2021 |
14:19
Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën përmes një njoftimi në Facebook se janë hapur 500 vende të reja për Patrullë të Përgjithshme.
“Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 16 tetor 2021,” – thuhej në njoftim ndërsa ishte bashkangjitur dhe një adresë për plotësimin e formularit online.
1.9% e 500 kursantëve që do të pranohen janë pjesë e minoriteteve.
Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.
Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:
- të jetë shtetas shqiptar
- të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të jetë i moshës deri në 30 vjeç
- të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat
- të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën
- të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
- të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B
- të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë (procedurë që kryhet në fazën e verifikimit përfundimtar)
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia arreston 24-vjeçarin, qarkullonte me armë me silenciator
- Në pranga 8 shoferë, 46 patenta të pezulluara nga policia në një ditë
- Policia arreston 31-vjeçarin që vrau ish-gruan, ishte fshehur në pyll
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus