Analistët nuk shohin asnjë surprizë nga vizita e Angela Merkel

15 Shtator 2021 | 20:12

Alfred Lela dhe Gledis Gjipali e argumentojnë me mbylljen e karrierës politike të kancelares gjermane.

“Për të thënë të vërteten nuk është se pati ndonjë gjë të re dhe nuk kishte sesi te kishte ndonjë gjë te re sepse zonja Merkel është në mbyllje te mandatit, nuk e ka me fuqinë politike, zonja Merkel erdhi dje me fuqi simbolike”, tha ai.

Për Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri mesazhi i kancelares ishte i qartë për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian të vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Është rrugë e gjatë për në BE, do duhet të vazhdojnë reformat dhe u theksua se vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën”, tha ai.

Procesi i Berlinit nisma që vetë kancelarja e nisi 7 vite më parë ishte fokusi kryesor i medias dhe opinionit publik, por si ka ecur ky proces?

“Duket sikur nuk ka sjell shumë në fakt, ka patur më shumë lëvizje sesa ka patur përfundime”, tha Lela.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026