Kuvendi nuk njeh Sali Berishën si pjesë e grupit të PD
Kuvendi ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për grupin e saj parlamentar ku nuk përfshihet emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më herët Berisha u vetëdeklarua si pjesë e grupit të PD, me gjithë vendimin e kreut të kësaj partie, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi.
Vendimi i kryedemokratit Basha për të përjashtuar nga grupi i PD Sali Berishën solli përçarje mes demokratëve. Një pjesë e deputetëve të zgjedhur të PD dolën hapur në mbështetje të ish-liderit të kësaj partie ndërsa një pjesë prej tyre e cilësuan të detyruar vendimin e kryetarit Basha.
Nga ana tjetër, vendimi i marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha u përshëndet menjëherë nga ambasada e SHBA.
Në reagimin e ambasadës theksohej se vendimi i Bashës dhe se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.
Rreth 4 muaj më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpall person non grata nga shtetet e bashkuara të Amerikës.
Në deklaratën e DASH thuhej se “si kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja me proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve të tij politik dhe të anëtarëve të familjes në shpërdorim të besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve publikë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut