Drejtuesi i qendrës së të moshuarve në Korçë: Moshat e mëdha po e përjetojnë jo keq, jemi munduar t’i mbajmë moralisht lartë

3 Prill 2020 | 08:07

Pensionistët  janë dhe grupmosha më e rrezikuar nga coronavirusi.  Në Korçë, me dhjetra të moshuar janë izoluar në qendrën Kenedi, ku dhe po marrin shërbim. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, drejtuesi i kësaj qendre, zoti Klodian Bego, tregoi dhe se si të moshuarit po mundohen ta përballojnë këtë periudhë.

“Deri tani situata duket mirë, jemi përpjekur të marrim të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo lloj kontakti me persona të tjerë që mund të jenë mbartës të COVID-19. Në të njëjtën kohë jemi përpjekur për të menaxhuar situatën brenda institucionit. Ne jemi vetëkarantinuar që në fazat e para kur u dha lajmi që COVID-19 kishte mbërritur edhe në Shqipëri”, tregon Bego.

Ai zbulon se është ndjekur një mënyrë standarte në proçesin e dizinfektimit dhe mbajtjes së një lloj protokolli për hyrjet dhe daljet.

“Momentalisht jemi duke u përpjekur shumë për të mbajtur moralin lart në një situatë si kjo. Të moshuarit vetë e dinë që janë grupmosha më vulnerabël, më të prekshëm përballë këtij virusi. Ata po përjetojnë një lloj presioni mund të themi, veçanërisht në momentet kur edhe ata vetë janë të karantinuar. Megjithatë ata po e përjetojnë jo dhe aq keq. Jemi përpjekur gjatë gjithë kohës të krijojmë momente të gëzueshme për ta. Ne sapo kemi publikuar një video, ku të moshuarit përpiqen t’i bashkohen edhe nismës së qeverisë rreth mënyrës se si duhet të sillemi në një situatë të tillë për të qenë të kujdesshëm, për të qëndruar në shtëpi, për të marrë masat e nevojshme, si dhe për të shmangur çdo lloj infektimi të mundshëm nga COVID-19”, tha Bego.

Për aspektin financiar ai u përgjigj se nuk është ndjerë ndonjë vështirësi e madhe në këtë moment, duke theksuar se nëse kjo situatë do të vijojë më tej, atëherë edhe ky aspekt do të jetë i ndjeshëm.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026