Premtimet e ripërsëritura të Ramës, nga portali i denoncimeve, tek i transparencës që s’punon prej 2017
Gjatë prezantimit të programit të ri qeverisës, kryeministri Rama premtoi aplikimin e dy nismave jo të padëgjuara. Krijimi i një faqeje për denoncime si dhe rikthimi i portalit të transparencës u riprezantuan nga kreu i qeverisë, pavarësisht se aplikimi i tyre ka nisur prej vitesh, por pa rezultatin e pritur.
“Nga sot keni në dorë përmes këtij aparati një armë për t’a luftuar konkretisht korrupsionin së bashku me ne”, ka thënë Rama në 2015-tën.
Ashtu si 6 vite më parë edhe sot gjatë prezantimit të programit të qeverisjes në mandatin e 3, kryeministri Rama për të disatën herë premtoi krijimin e një faqe denoncimi në dispozicion të qytetarëve.
“Qeveria do vendosë në dispozicion të publikut dhe medias një kanal të posaçëm informimi në faqen e saj zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht, që lidhet me interesin publik”, tha z. Rama sot në Parlament.
Por lançimi i kësaj nisme nuk ishte e vetmja e prezantuar nga kryeministri në programin e ri qeverisës. Kreu i qeverisë riktheu portalin transparenca.al i krijuar në 2015 për të reaguar ndaj akuzave të opozitës apo medias, i cili prej 2017 nuk funksionon.
“Lajmet e rreme dhe denoncimet gjysmë të vërteta, që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, nëpër foltore, ekrane, portale, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj, si kur janë me dashje, sikur kur janë padashje. Do hetohet me seriozitetin e duhur prej nesh dhe për çdo rast, kur ai do gjendet i bazuar, ne do reagojmë publikisht, duke bërë reflektimin e duhur”, tha sot në Kuvend kryeministri Rama.
Këto nisma janë lançuar shpesh herë nga ana e kryeministrit por pavarësisht se aplikimi i tyre ka ardhur me shumë bujë, rezultati i arritur ka qenë thuajse i papërfillshëm.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq