Bushati: Kim, Rama e Basha frikë nga fjala e Berishës. U futën në një koalicion kundër tij

16 Shtator 2021 | 20:43

Analisti, Andi Bushati thotë se ka vënë re një alarm të trishtueshëm të “koalicionit” siç e quajti ai Edi Rama, Lulzim Basha dhe Yuri Kim.

Sipas tij për të sfumuar takimin e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama, Kim dhe Basha bënë lëvizje të minutës së fundit.

“Yuri Kim la intervistë në orën 18:00 kur Berisha e kishte shpallur takimin në orën 18:00. Edi Rama nuk vinte që nga ora 16:00 deri në 18:00 në Parlament vetëm që t’i bënte replikat me Lulzim Bashën në orën 18:00 pikërisht për të marrë vëmendjen nga fjala e Berishës”, tha ai.

Ai shtoi se fakti që këta tre personazhe të rëndësishëm të jetës politike thurin plane meskine kundër Berishës, që sipas Bushatit është politikan i anatemuar, tregon se Shqipëria drejtohet nga një kastë e de legjitimuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022