‘20 misione diplomatike të Kosovës pa titullarë’, thotë nënkryetarja e PDK
“Abstenim total i qeverisë së Kosovës në politikën e jashtme,” – kështu e përshkroi Vlora Çitaku situatën politike në muajt e fundit.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës tha se është për keqardhje që prej disa javësh vendi është pa ambasadorë në qendrat kryesore botërore dhe pa ambasadorë në vendet e rajonit.
“Janë mbi 20 misione diplomatike të Kosovës që janë pa titullarë. Ne jemi pa përfaqësues,” – deklaroi Çitaku.
Sipas saj kjo është jashtëzakonisht shqetësuese sepse ka qenë një afat kohor prej tre muajsh ku qeveria ka pasur kohë për të rënë dakord dhe emëruar ambasadorët.
E gjithë gjendja vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së planifikimit, tha nënkryetarja e PDK-së sepse edhe nëse emërohen sot, deri në funksionalizimin e tyre duhet të kalojë kohë.
Shqetësimi më i madh sipas Çitakut lidhet me faktin se në momentin që një vend lihet pa ambasador si rrjedhojë ndërpriten dhe marrëdhëniet diplomatike.
Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosovë u larguan 12 ambasadorë, që për Kosovën si një shtet i vogël janë shumë. Shumë pak prej tyre janë zëvendësuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Debati për arkivat e UÇK, nënkryetarja e PDK: Serbia ka futur në grackë delegacionin e Kosovës
- Ekskluzive/ Kryetari i PDK Memli Krasniqi: Albin Kurti, show me dialogun
- Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shqetësuese pengesa e Kurtit për gazsjellësin amerikan
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq