Ekspertja e komunikimit: Ftesa e Ramës për opozitën nuk është e sinqertë
Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni tha për Euronews Albania se ftesa e Ramës për bashkëpunim me opozitën nuk është e sinqertë.
“Unë nuk besoj në sinqeritetin e shtrirjes së dorës së kryeministrit Rama. Ky është mendimi im, uroj të kem gabim, por e shoh si retorikë politike”, tha ajo.
Ajo shprehu rezervat e saj për programin qeverisës, ndërsa shton se përpilimi i tij është bërë pasi është shpallur kabineti qeveritar.
“Shiko çfarë ndodh me programin e qeverisë Rama 3. Ministrat dhe kryeministri po ndërtojnë një program pasi kanë fituar mandatin. Kanë ardhur me idenë të dalë ku të dalë, dhe ky program është ndërtuar në orët e fundit”, tha Gjoni.
Sipas saj, programi i qeverisë nuk është serioz pasi nuk shoqërohet me një faturë financiare konkrete. Kjo për znj. Gjoni është qasje jo serioze, e cila nuk krijon asnjë garanci.
“Pamë në Parlament një program, i cili nuk ka një faturë financiare nga mbrapa dhe këtu qëndron mungesë e seriozitetit”, tha Edlira Gjoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë