Qeveria ‘Rama 3’ merr vendimet e para pas betimit në Presidencë

18 Shtator 2021 | 16:10

Në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”, mbajtur sot pas betimit në Presidencë, janë miratuar 16 vendime.

Në vendimet e para (kliko këtu) qeveria i ka kushtuar një akt më vetë bashkëqeverisjes, për të cilën do të ketë një ligj të posaçëm.

Po ashtu janë miratuar vendime për Kodin Etik të ministrave, për statusin e fëmijëve në përkujdesje, një seri ratifikimesh të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ngritja e një Agjencie Shtetërore për Media dhe Informim.

Në mesin e vendimeve të para të qeverisë së re ishte edhe përfshirja në strukturat e Forcave të Armatosura të xhudisteve që medalje ari në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Rama tha gjatë mbledhjes së do të krijohet një strukturë e veçantë në Forcat e Armatosura për të gjithë sportistët me rezultate të larta.

Në këtë mbledhje, u miratua edhe ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026