Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha u detyrua nga SHBA-ja për të marrë vendimin për Berishën
“Z. Berisha nuk e ka të keqen me z. Basha. Pra, kushdo që të ishte në krye të partisë, në mos me forumet, në mos personalisht do ta merrte këtë vendimin se ishte detyrim përcaktim nga SHBA-ja”. Kështu u shpreh për Euronews Albania anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko teksa komentoi zhvillimet më të fundit në selinë blu.
Por, ai sqaroi se Basha mund ta konsultonte këtë ngërç, si e quajti ai edhe me Kryesinë, Këshilli Kombëtar dhe Grupin Parlamentar.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në pluralizmin shqiptar që një ambasador të dalë në oborrin e një force politike dhe të lëshojë ultimatume të tilla, të karakterit që nëse nuk merrni vendimin që ne ju themi, atëherë ju të gjithë do hani bar”, u shpreh z. Bejko.
“Z. Basha e ka kalkuluar mirë vendimin para se ta merrte dhe për interesa personale sepse edhe ai vetë nuk donte të vihej në këtë pozitë me z. Berisha, pasi dihet influenca që ka Berisha në parti”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.