Lleshaj: Disa tregje duhen mbyllur, shkresë Sejkos për kartat e identitetit

4 Prill 2020 | 13:13

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi të shtunën një inspektim të masave për karantinimin që parandalon përhapjen e COVID-19, në zonën e Vorës, në Kombinat dhe disa rrethina të Tiranës. Z. Lleshaj u shpreh se tashmë vendi ndodhet në fazë vendimtare në luftën kundër virusit dhe se është e rëndësishme që të mos bëhet asnjë lëshim për masat parandaluese.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla  sjellin pasoja të mëdha. Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit”, tha ministri.

Ai nënvizoi se, qytetarët që kanë shkelur rregullat janë ndëshkuar pasi në këtë mënyrë kanë rritur risqet për përhapjen e virusit. Z. Lleshaj evidentoi se problem mbetet funksionimi i tregjeve pasi nuk plotësojnë kushtet e sigurisë.

“Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapësirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë”, deklaroi ai.

Ndërkohë lidhur me ankesat e shumta të qytetarëve se bankat e nivelit të dytë nuk u ofrojnë shërbime me karta identiteti të skaduara në një kohë kur aplikimet janë të mbyllura, ministri tha se, për këtë i ka drejtuar kërkesë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

“Dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit”, përfundoi z. Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026