Sali Berisha në Fier: Lulzim Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi
Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur sot me ovacione nga demokratët në Fier pasditen e sotme. Ai u prit nga kreu i PD-së në qytetin e Fierit, Luan Baçi, ndërsa shoqërohej nga Flamur Noka.
Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritur partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.
Për vendimin e SHBA-së, ish-kryeministri përsëriti se “është bazuar në shpifje dhe se nuk kanë fakte që provojnë fajësinë e tij.“
Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën, të cilit i kërkoi të lë mandatin dhe “të kthehet andej nga ka ardhur”.
“Kemi një krizë të thellë, por do ta kapërcejmë të gjithë së bashku. Ky entuziazmi juaj është rikthimi i opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, peng-Basha më mirë të themi do jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Uroj të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.
Sali Berisha po bën takime me demokratët në të gjitha qytetet e Shqipërisë, takime të cilat i ka emëruar “Foltorja”. Synimi i ish-kryeministrit është “të kthejë PD-në në vlerat e mëparshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut