Reagimi i Ramës, Bushati: Një kryeministër i Shqipërisë duhet të flasë për Kosovën pa pyetur BE
Analisti Andi Bushati e cilësoi një deklaratë sa për të larë gojën reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga Prishtina zyrtare.
Sipas tij, me reagimin e tij të vonuar, Rama dukej si një burokrat i Brukselit që vë në të njëjtin nivel Kosovën, Serbinë dhe BE.
“Për Kosovën, një kryeministër shqiptar, një president shqiptar duhet të flasë pa pyetur BE. Ai që mbron të vetët në Beograd ka dalë 10 herë deri tani. Pas gjithë atyre kërcënimeve të Vuçiç, ky lideri jonë i Tiranës që flet nga Nju Jork a mundet të mbajë të njëjtin nivel me Vuciç që mban me elitën politike të Evropës. Për Vuçiç nuk gjen asnjë deklaratë, duke i vendosur në një nivel Kosovën dhe Serbinë, ndaj ka ardhur ngërçi i mungesës së reagimit të Ramës, të cilin e shtyu 36 orë”, tha analisti Bushati.
Sipas Bushatit, Rama tregohet patrenalist ndaj Kosovës sa herë do të plotësojë axhendën me Vuiçiçin dhe sa herë ky i fundit është kundër Kosovës, Rama kthehet në kozmopolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni