“Reagoni, mos hiqni dorë nga liria e medias”, apeli i gazetarëve në Kosovë dhe RMV për kolegët shqiptarë
Gazetarët në Kosovë dhe RMV iu kanë bërë thirrje kolegëve të tyre në Shqipëri që të reagojnë ndaj vendimit të qeverisë për të ngritur Agjencinë e Medias dhe Informimit.
Xhemajl Rexha, kreu i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë u shpreh për Euronews Albania se në Shqipëri duhet të kishte një reagim të jashtëzakonshëm ndaj kësaj strukture dhe se një gjë e tillë nuk do të lejohej kurrsesi në Kosovë.
“Reagim, duhet reagim. Unë ju siguroj që një gjë e tillë nuk do të lejohej në Kosovë. Pra reagimi duhet të ishte i jashtëzakonshëm i medias, i shoqërisë civile, i pranisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Ndërsa, Filjana Koka, nënkryetare e Shoqatës së Medias në RMV tha se më këtë vendim po cenohet liria e medias.
“Apeloj të gjithë kolegët gazetarë të mos heqin dorë prej luftës që të kenë lirinë e medias në duart e veta”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur