Berisha i bindur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, është i bindur se nisma e tij për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë do të arrihet me sukses pavarësisht pengesave që ai pretendon se po bën kryetari aktual Lulzim Basha.
Përmes një njoftimi për shtyp, Berisha tha sot se “Kuvendi do të mblidhet në përputhje me statutin e PD-së” dhe se “askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë”.
“Kuvendi nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës [Lulzim Basha]. Kuvendi do të mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD-në nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Evropës,” – tha Berisha.
Deklarata e Berishës u bë pasi Basha u shpreh sot se “nuk ka për të pasur Kuvend të PD-së për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane.”
Berisha deklaroi javën e shkuar nismën për grumbullimin e 1,500 firmave të nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Kuvendi u konsiderua nga Berisha si organi që mund të vërë në diskutim vetë pozitën e kryetarit Basha.
Lëvizja e Berishës erdhi pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar përpara nisjes së legjislaturës së re. Basha e ka arsyetuar përjashtimin me presionin nga SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë