UEFA rrit pagesën e futbollisteve
Në Evropianin e Futbollit të Vajzave që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 6 korriku deri më 31 korrik, fondi i shpërblimeve do të jetë 16 milionë eurosh.
UEFA do të japë dyfishin e fondit që u dha në turneun e vitit 2017, që u zhvillua në Holandë, ku u dhanë 8 milionë euro.
Vendimi i UEFA-s vjen si rrjedhojë e politikës së re, të ashtuquajturës “Koha për veprim”, e cila synon që të arrijë një pagë më të kënaqshme për vajzat, të cilat në botën e futbollit paguhen shumë herë më pak se sa djemtë.
Edhe pse fokusohet te barazia gjinore në futboll, ky fond është sa 5% parave që fitojnë djemtë.
UEFA gjithashtu do të dëmshpërblejë me një fond shtese prej 4.5 milionë euro klubet e futbollit të vajzave, të cilat do të jenë të angazhuara me përfaqësueset gjatë turneut kjo për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të këtij sporti.
Kampionati Evropian pritej të organizohej këtë vit, por për shkak të pandemisë dhe shtyrjes së Evropianit të djemve, u vendos që të shtyhej dhe ky kompeticion me një vit.
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk mundi të kualifikohej për në evropian pasi u rendit në vendin e 4-të në Grupin E me vetëm 6 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk