A janë transparente shpenzimet e deklaruara nga PS dhe PD për fushatën?

23 Shtator 2021 | 22:02

Paratë që shpenzohen nga një partitë politike gjatë fushatës elektorale janë një indikator që tregon shumë për parimet e politikanëve të kësaj partie dhe strategjinë që ata do të përdorin nëse vijnë në pushtet.

Sipas grafikëve të të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, duket se çdo gjë shkon në rregull dhe sasia e të ardhurave të gjeneruara nga partitë politikë gjatë një viti është në gjendje të përgjigjet për shpenzimet e kësaj partie për fushatën elektorale.

Sidoqoftë, kjo është thjesht në pamje të parë. Nëse shohim më afër, këto parti kanë një mungesë të theksuar të deklarimit të burimeve të të ardhurave të tyre si dhe shpenzimeve.
Sipas deklarimeve të PS, gjatë vitit 2021, kjo parti gjenerojë fonde me vlerën 176 538 087 lekë (120 711 337 lekë të krijuara nga vetë partia dhe 55 826 750 lekë nga fonde publike).

Ndërkohë sipas deklarimeve të PD, gjatë vitit 2021, kjo parti gjenerojë një total prej 47 625 660 lekësh (33 318 149 lekë nga fonde publike dhe 14 307 511 lekë të gjenderuara nga vetë partia).

Për sa i përket fushatës së vitit 2021, PS ka deklaruar se ka shpenzuar një total prej 172 046 612 lekësh ndërsa PD një total prej 47 625 660 lekësh.

Mungesa e publikimit të raporteve si dhe mungesa e transparencës në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike vazhdojnë të jenë disa nga arsyet kryesore të nivelit të lartë të korrupsionit në vend, që i lejon këto parti dhe drejtuesit e tyre, të mos japin llogari për burimin e të ardhurave të tyre apo adresën se ku këto të ardhura shpenzohen.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025