Zyrtari i DASH për Europën Jugore dhe Qendrore: Do të ketë përcaktime të tjera ‘non grata’ në rajon
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se do të ketë përcaktime të tjera për të gjithë rajonin, sa i përket personave “non grata”.
Pyetur se pse nuk ka asnjë zyrtar shteti të përcaktuar edhe pse korrupsioni në Shqipëri sipas DASH është i gjithëpërhapur, z.Escobar siguron se do të vijohet me raste të tjera, por pa komentuar specifikash emra.
“Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan”, u shpreh z. Escobar.
Lidhur me çështjen Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ në një kohë kur nuk kishte asnjë rol vendimmarrës, zyrtari i lartë amerikan thotë se u desh një kohë e gjatë për të bërë hulumtime e për të verifikuar informacione.
Z. Escobar pohon se vendimi për ish-kryeministrin ka të bëjë me frenimin e korrupsionit dhe nuk lidhet me zgjedhjet apo dinamikat e brendshme politike.
Ndërsa për tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin me targat, ai thekson se palët duhet të fokusohen në dialogun e ndërmjetësuar nga SHBA.
“Lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme. Për sa i takon çështjes më të gjerë të dialogut, ka shumë gjëra në tryezë, duke përfshirë disa çështje të menjëhershme, që mendoj se duhet të ndodhin, si ajo e personave të zhdukur, ose ajo e energjisë, për shembull. Por përsëri, përmes dialogut, ky është kanali të cilin ne e mbështesim”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni