Vendimi për Berishën nuk është servilizëm i PD-së ndaj SHBA, thotë Gjekmarkaj
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, thotë se vendimi i kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar është “certifikim i një vendimi të marrë nga SHBA”, certifikim që sipas tij nuk është servilizëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjekmarkaj e konsideroi “fazë tjetër historike” atë që po përjeton aktualisht PD në raport me ish-kryetarin e saj, Berisha. Ai tha se PD do ta kalojë këtë situatë dhe pas saj do të jetë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve.
Gjekmarkaj vlerësoi figurën e Berishës për faktin se është themelues i PD-së, President dhe Kryeministër. Për këtë fakt çështja ndaj tij bëhet “edhe më dramatike dhe më e dhimbshme”. Sidoqoftë ai theksoi se në raport me SHBA PD duhet të mbante pozicion “pro” saj.
“Jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që PD e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo, e ka marrë SHBA, nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne bashkojmë vendimet me SHBA, pasi ata janë aleati kryesor i shtetit shqiptar,” – u shpreh Gjekmarkaj duke kujtuar ndikimin në histori të amerikanëve në çështjet e shqiptarëve.
Gjatë intervistës Gjekmarkaj foli edhe për vitin e ri shkollor, ku kritikoi qeverinë për qasjen që ka mbajtur për arsimin. Sipas tij arsimi nuk është mbështetur me investime në teknologji dhe mësuesit gjithashtu në paga më dinjitoze.
“Qeverisë nuk i intereson cilësia e arsimit, por cilësia e propagandës, sepse propaganda ia zgjat jetën në pushtet, cilësia e arsimit do t’ia shkurtonte atë,” – tha Gjekmarkaj.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor