Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

28 Shtator 2021 | 09:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit.

Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit me presidentin Meta, ajo dhe Rama do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, një projekt i ndërtuar me fondet e BE.

Përfaqësuesja e KE do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Ursula von der Leyen në rajon zhvillohet para takimit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me kryeministrin Rama, Von der Leyen shprehet se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

“Me përparimin e bërë në reformën në drejtësi, Shqipëria ka arritje të qarta. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë gjithashtu”, shkruan presidentja e KE.

Pas takimit të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidentja e KE është pritur në një takim dhe nga presidenti Ilir Meta.

Rreth orës 11.30 Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama mbërritën në Fushë-Krujë për të hapur dyert e ambienteve të shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, pjesë e programit EU4Schools financuar nga Komisioni Evropian me zbatim nga UNDP.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026