Nesho: Mesazhet që duhen kuptuar nga vizita e Ursula Von der Leyen në Ballkan

28 Shtator 2021 | 16:53

Turi i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Ballkan është mesazh i qartë se perspektiva e këtij rajoni është Bashkimi Evropian.

Kështu u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) Agim Nesho.

Sipas tij, përsëritja e mesazhit për Ballkanin dhe integrimin e tij në BE vjen pas largimit të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, e cila në detyrën e saj ka qenë e investuar në çështjet dhe problematikat që ka Ballkani Perëndimor.

“vizita diplomatike dhe mesazhet që donte të përcillte Presidentja e Komisionit Evropian është një mesash i perspektivës europiane të Ballkanit dhe kjo është çështja kryesore pas largimit të kacelares Angela Merkel. Ky tur i saj, tepër pozitiv dhe i rëndësishëm, ka parasysh të japë mesazhin e mbështetjes së këtyre vendeve dhe perspektivës së qartë të tyre”, tha Nesho në intervistë për Euronews Albania.

Ai hodhi kritika për kryeministrin Edi Rama duke thënë se gjuha që përdori në konferecën  e përbashkët me znj. Von der Leyen ishte me “përmbajtje agresive” ndaj Bashkimit Evropian.

“Ne pamë kryeministrin, i cili ndjehet i plotfuqishëm në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në shumë raste u tregua skeptik, i hapur, në ato kundërshti dhe mosveprim të një Evropë të bashkuar, e cila nuk mund të zgjidhë problematikën e saj, por krijon një hendek në Ballkan”, shtoi ai.

Diplomati shqiptar thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përgjegjësitë e tyre sa i takon vonesave për t’u përafruar me Bashkimin Evropian.

“Vetë presidentja ishte e qartë, nuk ka vonesa, por kishte kulturën dhe diplomacinë e shprehjes së mesazhit. Ajo nuk erdhi me shkop, por BE vepron mbi bazën e vlerave dhe principeve mbi të cilat është krijuar. Ky proces i integrimit vjen nga vullneti i popujve të Evropës Juglindore, nuk është një kërkesë që Evropa e shpreh”, theskoi ai, duke shtuar se BE-ja vijon të mbështesë fuqimisht Procesin e Berlinit, proces ky,  i cili synon nxitjen e bashkëpunimit gjithëpërfshirës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026