Drejtësia, Bushati e Haxhiu këndvështrime të ndryshme për Tahirin e Llallën
Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ndajnë mendime të ndryshme për sa i përket çështjeve të ish-zyrtarëve të lartë dhe reformës në drejtësi.
Në emisionin Shock, me Bruna Çifligun, Bushati këmbënguli se me rastin e ish-ministrit Tahiri reforma po tregon se ka dështuar. Ndryshe Haxhiu tha se reforma po tregon se po i ndëshkon zyrtarët e lartë dhe për këtë ai mori si shembull rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Bushati vuri në dukje se çështja e Tahirit nisi rreth një vit pas reformës në drejtësi dhe theksoi se rasti i tij është “një nga rastet tipike të dështimit të reformës”.
“Të njëjtët njerëz [ndërkombëtarë] që na thonë se reforma në drejtësi është një histori suksesi, para katër vjetësh na tregonin se po s’u dënua Tahiri nuk do të kishte sukses reforma,” – tha Bushati duke vijuar se bilanci sot anon nga ana e dështimit.
Haxhiu replikoi duke vënë në paralelizim faktin se në tërësi Shqipëria ka pasur pandëshkueshmëri të vazhdueshme. Ai mori në krahasim ngjarje të ndryshme si vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011, apo shpërthimin në Gërdec, ngjarje për të cilat ai theksoi se nuk ka pasur ndëshkime në nivelet e zyrtarëve.
Ndëshkueshmëria aktuale sipas Haxhiut është më e mirë se pandëshkueshmëria e viteve të shkuara. Edhe pse pranoi se kanë kaluar disa vite për shqyrtimin dhe gjykimin e çështjes së Tahirit, Haxhiu e konsideroi si pozitive faktin se Prokuroria po vijon ta vazhdojë çështjen si tregues kurajoje.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq